Për 17 vite shtet

Kultura

Për 17 vite shtet

Nga: Adem Bytyqi Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 09:10

Kosova ka arritur shumë

Nga një vend 

I bërë rrafsh me tokë

Nga agresioni serb

Sot n't'gjitha vendbanimet 

N'Kosovë 

Ndihet aroma e LIRISË

Dhe një zhvillim 

I fuqishëm ekonomik..

Tani, frika nga terrori

Dhe mizoritë 

E regjimit gjakatar serb

Kundër popullatës 

E t'gjitha moshave n'Kosovë

Ka marrë fund 

Njëherë e përgjithmonë.

A do t'kishte 

T'arritura edhe më shumë Kosova,

Për 17 vite shtet?

Gjithëse si se po

Sikur t'ekzistonte 

Një unitet dhe më i madh

I forcave politike

Për t'ndërtuar shtet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat