Ecëm nëpër stuhi

Kultura

Ecëm nëpër stuhi

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 12:47
Milazim Zeqiraj

Stuhit i qamë më gjoks

Për liri, armikun e luftuam 

më pushkë të vjetër e dy grushta fishek.

Në liri nga kumunistet u pushtuam,

pa liri jetonin sot për nesër.

 

2.

Në vitet 90 kur u ripushtuam, 

ishim duarë thatë.

Më durim rezistuam se nuk kishim rrugë tjetër.

Kur Presidenti Historik u bë fjala e jonë

Ne u betuam ne emër të tokës e qiellit 

për Liri e Pavarësi.

Nga gjaku krijuam forcën tonë 

për ta mbrojtë pragun e shtëpise Kosovë.

 

3.

Sebashku më miq, si një zë nga qielli e toka 

Kosovën e çliruam dhe e pavarësuam.

Ne kishim fatin historik,

që dëshirën e brezave  për Liri e Pavarësi

më jetësu dhe vazhdu.

 

Amanetin e brezave e bërëm realitet

Kosovën e Pavarësuam.

 

4.

Më 17.2.25 janë 17 vite Pavarësi

Kjo tregon se ne jemi shtet i lirë e demokratik.

 

Hej popull kjo nuk është pak

Probleme kemi më fqinjin veriorë

Jemi në bisedime e 

gadishmeri më miqet tanë prendimorë

më mbrojtë Lirin e Pavarësin.

 

5.

Pas datës më 12.6.1999 

vendi ishte i lirë por hallakamë.

Aty ku ishte mbrojtë Kosova, 

qëndronte një flamur kuq e zi.

 

Ne ecim ngadalë në ledinën e gjakut

Gërmonim kudo për ti gjetur të dashurit tonë.

Në varrezat masive,

Në bunaret e mbyllura

Në hirin e shtëpive të djegura 

Në rrenojat e kullave të rrenuara.

 

6.

Në plagët tona shekullore 

u hapën plagë të reja

më dhimbje shumë më shumë.

 

Në lirin e shumë pritur 

zemra na qante në pragun e shtëpive të djegura

Pran varrezave masive 

Në ledinen e gjakut e kudo.

Zemra na qante,

por ne nuk kishim as lot e as zë

për të vajtuar e bërë gjamë.

 

7.

Në këtë pervjetorë, 

Njeriu as vet nuk mundet më besu.

Kosova e shtëpive të djegura nga zjarri i luftës,

E rrenojave e varreve masive 

Është bërë nuse e bardhësise dhe demokracisë.

Krah shtetëve demokratike prendimore.

 

Në këtë përvjetorë, lirshëm kudo flamuri valon

Në Shesh forca e sigurise më këngë marshon

Gëzohuni popull e mos u ndalni

në këtë festë ngadhnjimi .

Tani kemi fatin të jemi Zot i fatit tonë.

 

19.2.25

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat