Çeku: Vazhdojnë restaurimet e trashëgimisë kulturore në Mitrovicë

Kultura

Çeku: Vazhdojnë restaurimet e trashëgimisë kulturore në Mitrovicë

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 22:46
Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka njoftuar për vazhdimin e punimeve restauruese në një prej shtëpive historike më të vjetra në Mitrovicë, asaj të familjes Koroglu.

Sipas ministrit Çeku, ky është një aset i rëndësishëm për qytetin, i cili do t'i rezistojë kohës dhe çdo forme të shkatërrimit anti-kulturor.

"Angazhim i parreshtur institucional, trajtim efikas ndaj trashëgimisë sonë. Punimet restauruese në një prej shtëpive më të vjetra në Mitrovicë, asaj të familjes Koroglu po vazhdojnë.

Ky aset i rëndësisë së veçantë për qytetin do t’i rezistojë edhe kohës edhe motiveve anti-kulturore" ka shkruar Çeku në Facebook.

Tutje ai ka theksuar se Mitrovica është një nga përfitueset kryesore të investimeve në fushën e trashëgimisë kulturore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat