Koha e të marrëve

Kultura

Koha e të marrëve

Nga: Ardian Haziri Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 00:21
Ardian Haziri

Si mëngjesi i frikshëm i Gregor Samsës;

E tillë është ndjenja, metamorfozë;

Koha e të marrëve mban kokën lart;

Me sytë e saj të hapur e djallëzorë.

 

Krenare me veten, është koha e antivlerës;

E poshtër, e ligë, armike, janë epitetet e dijes;

Skëterra ka etje, shumë është e uritur; 

Me ngjyrën e territ të saj, do për të na gëlltitur. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat