Si do të jetë?

Kultura

Si do të jetë?

Nga: Gane Ahmeti Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 13:19
Gane Ahmeti

Po nisem në një rrugë, të cilës fundi nuk i dihet.

A do të jetë dritë, a do të jetë terr?

Sido që të jetë, vetëm Zoti e di.

Me një mijë mendime e rrotullime në kokë.

 

Pa askënd afër;

Pa një fije shprese;

Pa një rrugë të ditur;

Pa qëllime, se ku do të arrij;

Pa dritë në sy.

 

Rrugë me gjemba, që ndoshta do të jetë humnerë, apo ndoshta një mrekulli!

E mundur për të jetuar, apo e pamundur për t'ia dalë.

Po i mendoj krejt të mundurat në botë, por edhe të pamundurat e botës.

Dallimi është, sepse e dua të pamundurën. Por, të pamundurën, me asnjë fije shprese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat