Për gjyshen

Kultura

Për gjyshen

Nga: Ardian Haziri Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 15:38
Ardian Haziri

Çdo rrudhë e jotja, brenda ka një rrëfim;

E di që shumica janë të trishta;

Nga vuajtjet, mundimet dhe skamja e madhe;

Me pak bukë në sofër, rrite shumë fëmijë;

Kishin pak rroba, por shumë ngrohtësi;

Të mbushur me buzëqeshje dhe lumturi. 

Edhe dita kur i mbyllte sytë, ti ishe zgjuar;

Duke thurrur ndonjë çorapë;

A qepur ndonjë këmishë;

Sa pak kohë gjumi, për të pushuar;

Në netët pa darkuar, për të tjerët duke menduar. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat