Kalabria matanë detit na kujton;
Se kujtimin për Skënderbeun, e ruajnë me mall;
Pasardhësit e De Radës dhe Jul Varibobës;
Me këngë, valle dhe me poezi;
Për të bukurën Arbëri.
Gjaku ynë i shprishur, andej Jonit e Adriatikut;
Shtëpia e arbërit është e Zotit dhe e mikut;
Aty ruhet gjuha, tradita dhe zakoni i motit;
Aty lartësohet emri i Gjergj Kastriotit.