Nuk besoj në dalldisjen dhe arratisjen e një populli. As, edhe në Zot. Qoftë, ai i muslimanëve, Muhamedit a. s. Apo, i të krishterëve, Isu Krishtit (Azreti Isait). Po, i besoj Natyrës. Edhe, atë: pas ikjes nga kjo botë e Dr. Maçorr “Tigëri”.
Në jetë kam parë shumë ikje të pjestarëve familjes: Babait, Nanës, e Vëllait Madh. Dhe, miqëve të mi poetë. Edhe, disa maceve mia, që bënin Luftë me Zonjën Vdekje për Jetë. Dhe, Liri.
Vetëmse, jo Luftën heroike për jetë si Dr. Maçorr “Tigëri”. Mikut, që flente me mua në një shtrat, edhe si trupëroje e imja Natë - Ditë me një sy hapur, edhe përtej Vdekjes. Përderisa, politikanët e partiave politike i kishin trupëroje njerëzit partiak, Unë e kisha Dr. Maçorr “Tigërin. Familjen e kafshëve shtëpiake. Krah për krahu me nipin e tij Tomi Juniorin, dhe dy Cucat azgane të Xhadisë, Roja ime besnike e Shtëpisë.
Nuk e di, kush e përcolli në atë jetë: Njerëzit e pabesë (helmimi), Zoti, apo Natyra?! Shkak, që me dy fëmijët e mi gjithë kohën, dy-tri ditë u morëm nëpër spitalet e kafshëve për shërimin e tij, Jetë. E padobishme, nuk ia arritëm ta shpëtojmë të mbijetojë. Tri Ditë e tri Netë, në shtrat ka bërë Luftë me Zonjën Vdekje.
Pasmesnate, më zgjoi me një mjaullimë për ndihmë! E ndeza dritën, dhe iu afrova te koka duke ia përkëdhelur ballin. Përsëri, mjaulloi për ndihmë, dhe me shikoi me një sy hapur, sikur donte të më thoshte: faleminderit, lamtumirë mik! Unë ika nga kjo botë luftarake e partive politike për pushtet. Pasuri, personale, familjare dhe partiake. Mik, vazhdoje Luftën me Penë, dhe rrugën për në “Baba Tomor”!
Edhe, pas pak kohe dola në qytet, për t’i ikur këtij realiteti të dhimbshëm Natyror për Jetë, apo Vdekje. E piva një gotë raki rrushi, dhe mora një çekan me vete raki rrushi për rezervë, në shtëpi.
Rrugës, nëpër “Bit-Pazar” me gropa, një miku im më përshëndet, dhe më ftonë për kafe. Jo, faleminderit i përgjigjem. Ngutem, e kam maçorrin ”Tigër” në Shtëpi, që bënë luftë me Zonjën Vdekje. Jo, me njerëzit. Moti, kishte hequr dorë nga krijesat dykëmbëshe të partive politike. Që, sipas vjershës të Filip Shirokës “Nji andërr”, i përgjgjet Adamit:
………………………………………………..
Nji natë, n’javën, rash në shtrat me fjetë,
Zembra, m’ish helmue, gjumi m’kishte tretë,
Mejtoshe ç’po vuejnë tash burrat e Shqypnisë
Prej disa halldupve n’sherbim t’qeverisë.
……………………………………………..
-Ç’ke bre bir - m’thotë - Ç’ke me mue,
Qi m’ke sha e m’ke trazue?...
-m’ndiei, o plak - thaçë, gabim ke!
-Nuk t’kam sha as s’di kush je!
-Nuk po m’njeh - tha - m’shiqo mirë:
Jam Adami plak, bre birë!
……………………………………..
-Po baj çudë - tha - me t’vërtetë
S’po di, Eva ku i ka gjetë,
Kta tradhtorë të patynzonë
Qi turpnuene emnin t’onë;
E… me idhnim briti tue thanë:
“Farës s’ime kta nuk janë!”
Se… me kenë t’ont - tha - tue qa
Gruen kisha tash m’e nda!...
Por kta njerz kanë le ma vonë
Prej Kainit t’patynzonë,
Qi ka mbytun vllan e vet,
Vret mallkimi i Perëndisë,
Qi turpnon para njerzisë!
E hap derën e oborrit, djali Vogël me thotë, se: “Tigëri”, ende merr frymë. Faleminderit, i them: së paku do ta gjej përsëgjalli me pak shpirtë, të përshëndetem me të si mik dhe trupëroje besnike.
Edhe, e gjeta Dr. Maçorrin “Tigëri”, më kishte pritur të këthehem nga qyteti. Përshëndetem me të si mik. Ende, merrte frymë. E mbulova me jorgan në shtratin tim të fjetjes, dhomën e punës mes librave.
Djali vogël, mik besnik i “Tigrit”, dikur shkoi në punë. Unë mbeta me Tigërin në shtrat, që ende me vështirësi merrte frymë. Përçudi, thash me vete: me pak shpirt më paska pritur mua të përshëndet si mik besnik. Edhe, më shpërthyen lotët. Që, nuk më kishin rrjedhur, as kur iku Babai, Nana, dhe Vëllai Madh.
Nuk kisha forcë ta hudh në kontenierët e mbeturinave. E varrosa në kopësht me nderime, pranë një trëndafili, nën Rrap para Shtëpisë...