1.Kur këndoj me vargje
Kur këndoj unë me vargje,
Dua që në shpirtin e njerëzve dua të hyj!
Të largoj nga ata,strese dhe halle
Dua që jeta njerëzore vetëm të ndrijë!
Ndaj zërin tim e bëj kambanë
E tund aq fort sa ta dëgjojë një botë!
Të pasurit grabitqarë nga çdo anë
Me vargje u bie drejt e në kokë.
Dashurinë mes njerëzve e mbjell si një pemë
Pemë që prodhon veç fruta të ëmbla.
Për këtë dashuri jam gati të shkruaj një poemë
SE për dashurinë mes njerëzve më dridhet zëmra.
Dashurinë e dua të jetë e shëndetshme
Larg nga "skorjet" dhe nga erozioni
Dua që kjo dashuri të jetë e përjetshme
Se nga padrejtësitë më rritet tensioni.
2. Ka ca gjëra
Ka ca gjëra që s'i bën,
Kur je ballas me një femër;
Pastaj veten zë e nëmë,
Sado që je"stekë e vjetër".
Qejf ke,por s'ke guxim
Të bien pëndët,lapurak!
Kur je vetëm,bëhesh "trim"?!
Ballas,vuv a belbacak?
Ballë përballë,si pulë e lagur!!!
Fol,o gur! Fol, o mur!
Flet me vete:"trim i çartur"?!!!
Dashuron... dhe s'je më burrë.
3. Mu në "dimër të moshës"
Mu në "dimër të moshës",
Pashë një luleshtrydhe
Syrin e saj,joshës,
Ma shkeli si xhinde.
Doli që nga klubi
Dhe ma bën me sy
Mendja ime humbi
Më plaçin të dy!
Nisem pas asaj
(të bëhet kiameti!!!)
Por nuk qe kollaj
Ky"farëmuhabeti".
E madhe dëshira
E vogël fuqia
O burri me thinja
Të rroftë,poezia!
4. Parfumi i buzëve të tua
Parfumi i buzëve të tua
Më mban erë manushaqe
Erën e manushaqeve e dua
Të thashë, o moj sylarme!
Manushaqet i gjeja lëndinës
Atëherë kur banoja në fshat
Bashkë me erën e trëndelinës
Tash i gjeta tek ytishtat.
T'i putha buzët dhe u kënaqa
Siç kënaqesha kur gjeja manushaqe
Sylarme, dhe me ty u kënaqa
Ndaj për ty i shkruaj këto vargje,
5.Pse?
Pse çfarë kujton ti,moj mike,
Nuk i shoh ata gjinj kas?
Jo vetëm i shoh,moj shpirte,
Por gati sa nuk po pëllcas!
Se ta dish mirë,moj mike,
Unë nuk jam fare shenjtor.
Të shoh ty,porsi "misse"
Dhe pushtohem nga një tis"nervor".
S'është nervor,por dridhje zemre
Se syri im, ende shikon.
Dhe ja tek ta them,moj e paemre,
Se,sado i moshuar,por të bukurën e çmon.