Në zemren e kësaj hapësire të bukur
Retë si shamija t’bardha udhëtojnë,
Një sy loti rrjedh me mallë përshëndet
Me një gjuhë plot lutje dhe këngëtim
Zogjve në fluturim u uron edhë-kthim.
Pse kjo erë më shumë se atyre herë
Qohet peshë e vrazhdë si robëreshë,
Shëtit duke kërkuar metale të rralla
Hedh rrjetat e saj në sytë e oqeanëve
Ku ditët lodhen, netët ikin me ëndërralla.
N’hapësirën e kësaj toke t’lashtë Dardane
E plleshme e mbështjellur me argjendt,
Si urthi galëron diçka nëpër trupin e saj
Edhe largë etja kallët udhëve të m’plakura
Ti s’je fajtore i këtyre lojrave t’largëta.