Lotët e mesnatës me ty dhe për ty, nënë

Kultura

Lotët e mesnatës me ty dhe për ty, nënë

Nga: Luan-Asllan Dibrani Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 17:02
Autori Luan-Asllan Dibrani

Përmes mjegullës së natës, në një fllad të heshtur,

Një foto e vjetër na ktheu pas, nënë, ti ishe aty,

Në një botë ku kujtimet shuhen, midis fjalëve të harruara,

Në një imazh të thyer, që më plagosi shpirtin dhe më afroi.

Në ato çaste, ti ishe pranë me mua,

Dhe baba, me plisin e bardhë mbi kokë,

Kujtimet e tij shkëlqenin si një dritë në errësirë,

E unë, si fëmijë, kërkoja mbështetje në krahët e tij.

Përmes shenjave të kaluara,

U gjetën ata që harruan furitë e jetës,

Por kujtimi i tyre ndezi flakë,

Si yje të humbura që shpërthyen në errësirë.

Dhe u afruam fort, nënë, si dy shpirtëra të humbur,

Kujtuam ata që tani janë pluhur në erën e kohës,

E ndoshta një ditë, varri do t’i shëmbëllojë,

Po ata rrojnë gjithmonë, si yje që na shndërrojnë në kujtesë.

Një foto e thyer, na udhëhoqi në një udhëtim dhimbjeje,

Dhe lotët e shkrumbuar derdheshin si lumi pa fund,

Deri sa u ngopëm me kujtime, një për një,

Shkruar në shpirtin tonë, të shenjta dhe të ngrohta.

Në histori stuhish, ku dielli arriti të shkëlqente,

Në livadhet e vendlindjes, ku dimri dhe vera na përplasën,

E ne u bashkuam me tokën, dashuria më e fortë,

Që na dha aromën e frutave të vjeshtës dhe shpirti i saj.

Me duar të mbushura me frutat e tokës,

Qeshnim me ty, duke kujtuar çdo çast, çdo ngjarje,

Edhe bukuritë e Gollakut, të fshehura nën qiellin blu,

Lotët, që të mëdhenjtë na i lanë pas, me pasion dhe dhimbje.

Atëherë kuvendonim, nënë, mes lotëve dhe buzëqeshjes,

Duke vajtuar bashkë, si dy rrudha të lidhura thellë,

Dhe kujtimi yt ishte një dritë që nuk mblidhet kurrë,

Në këtë botë ku gjurmët e dhimbjes janë më të forta.

Edhe më shumë kur u zgjova,

Nga erërat e pasmesnatës që më rrahën fytyrën,

Pashë që ti nuk ishe më aty, nënë,

U shndërrove në hije, në një botë pa kthim.

Një pjesë e pafund e natyrës, që do të mbetet përjetë me mua,

Si një yll që lundron mbi qiellin e zemrës time,

Në errësirë që kurrë nuk do të shuhet,

Ti do të jetosh, përjetësisht, në çdo hap që unë bëj, gjithmonë aty.

Ah, nënë, zemra ime u thye, u bë copë,

Kur në errësirë, pamë vetëm fytyrat e humbura,

Në ato faqe që nuk mund t’i shikoj më,

Ajo foto, që kurrë s’do të kthehet, më la bosh.

U zhgënjeva, nënë, u bëra i shkrumbuar,

Kur e kuptova që gëzimi yt me mua ishte vetëm një ëndërr e thyer,

Një dëshirë që kurrë nuk do të realizohej,

Si një dashuri që shuhej në ajër, pa e prekur kurrë tokën.

Deri sa shkrova poezinë, nënë, sytë e mi rridhnin pa ndal,

Lotët që nuk pushuan, që deshën të shpërthenin si lumenj,

Për çdo çast të humbur që do të doja ta ktheja,

Për çdo kujtim që i mbaj si një gërvishtje në shpirtin tim.

Ah, nënë, do të kujtoj gjithmonë çdo dhimbje,

Çdo buzëqeshje që e mbanim bashkë,

Dhe do të dua gjithmonë ato çaste,

Që tani janë vetëm shenja të humbura në kohë,

Si një hendek i dëborës së shkrirë e tretur nëpër lumenj.

Shtuttgart shkurt 2025

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat