Ka t'verbër që i ka verbuar Variolla

Kultura

Ka t'verbër që i ka verbuar Variolla

Nga: Adem Bytyqi Më: 1 mars 2025 Në ora: 20:20
Adem Bytyqi

Ata që i ka vërbuar Variolla,

Kanë ilaq

Por ata që i ka vërbuar partia

Kurrë  nuk mund t'gjejnë ilaq

Tërë jetën e jetojnë 

Pa sy n'ball.

 

N'politikë nuk është 

Lehtë për t'hy

Por edhe shumë më 

Vështirë për t'dalur me ftyrë njeriu.

 

Secila parti e ka politikën e vetë

Më parë antarët e saj i vërbon

Me rrena 

Pastaj  t'gjithë bëhen bashkë

E turr n'pushtet

Për qytetarë nuk e kanë dert

Pasa ta marrinë pushtetin

N'vendët më t'rëndësishën t'punês

I akomodojnë familiarêt 

Dhe bashkëpartiakët e vetë  .

 

Se cila parti që vjenë n'pushtet

Nxjerr ligje

Për bashkëpartiakë t'vetë

Edhe ateherê kur vjedhin

Popull dhe shtet

Nuk guxon 

As kush për t'i prek .

 

Partia si n'famlje 

Si n'shtet 

Është fenomeni më i keq

Duke u munduar 

Për t'i ndihmuar t'tjerët

Pa kundret

E rrënon shtetin 

Dhe kombin e vetë .

 

N'Kosovë  ka shumë parti

Se cila e ka rrugën e vetë

Për mes se cilês vjenë n'pushtet

Posa t'vije n'pushtet

Mbi t'gjitha interesat

I vënë interesatë e partisë vetë 

Duke injoruar komb 

Dhe shtet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat