Dëshira për pushtet

Kultura

Dëshira për pushtet

Nga: Adem Bytyçi Më: 3 mars 2025 Në ora: 10:50
Autori Adem Bytyçi

Nuk është virtyt

Por është patologji

Që për ca njerëz

Nuk ka terapi.

Ata që e kanë provuar

Pushtetin në Kosovë,

Dhe janë pasuruar

Në kurrizin e tjetrit,

Gjatë gjithë jetës vuajnë

Kur mbesin pa pushtet,

Ani pse kërkojnë shërim,

Askund s'mund ta gjejnë.

Hallakatën,

Bertasin për çdo ditë,

Duke i sharë tjerët

Që i kanë lënë

Pa pushtet.

Në Kosovë pas luftës

Ka shumë të tillë

Që kur ishin në pushtet,

Tokat e Kosovës

Dhe gjithëçka tjetër,

Për t'u pasuruar vetë,

Ia rrëmbyen pa mëshirë.

Pushteti dhe politika

Janë si thoni dhe mishi:

Nuk mund ta vjedhin popullin

Pa njëri-tjetrin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat