Marsi

Kultura

Marsi

Nga: Ardian Haziri Më: 4 mars 2025 Në ora: 07:36
Ardian Haziri

Marsi i bukur me aromë livande;

Ma kujton mundin e nënës shqiptare;

Gjuhën dhe zërin e mësuesit të parë;

Kur lexonte në Abetare.

Marsi ma kujton planetin e katërt;

Kuvendin e Lezhës me Skënderbeun;

Revolucionin e vitit tetëdhjetë e një;

Dhe flijimin për atdheun.

Marsi m'i kujton dallëndyshet në pranverë;

Mësonjëtoren në Korçë të Shqipërisë;

Ma kujton Prekazin e Familjes Jashari;

Dhe çmimin e madh të lirisë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat