Ndjesi lirike në mars

Kultura

Ndjesi lirike në mars

Nga: Përparim Hysi Më: 4 mars 2025 Në ora: 09:26
Përparim Hysi

Ti i ngjet një peme plot kokrra
Kokrra që më joshin se jam i "uritur"
I shoh me zili dhe as kam turp nga bota
SE gati nga mendja kam lajthitur.

Bëhem si fëmijë dhe i nxintur nga nepsi
Zgjat duarët që"kokrrat" t'i kap
Dhe bashkë me nepsin,më pushton "oreksi"
Gjithë" pemën" e zë dhe e"ha",pak nga pak.

2.Pasioni

Më ka zënë një pasion i verbër
Ndaj sillemr reth teje si i marrë
Dukem si të jem i dehur
Dhe sikur jam kthjyer në djall !!!

Arsyen e kam humbur dhe nuk gjykoj
Sa detit i kam hyrë në këmbë
Pasioni për ty më dërrmoi
AQ sa veten po ha me dhëmbë.

3.Po kur thonë...

Po kur thonë që PARAJSA është në qiell
Dhe Portën e ruan SHËN PJETRI me kyç
Parajsë,për mua je ti,moj ANTONELË! *

Dhe ajo,tjetra,as që më duhet hiç!

As më duhet ajo PARAJSA, atje lart,
Ku duhet të trokasësh në portë:
Ku ka më"parajsë" se ti,moj mike e mjaltë!
Me ty ndihem mirë dhe ngrohtë!

Atë "PARAJSËN" tjetër le ta ruajë SHËN PJETRI
Por mua më duhesh ti,moj ANTONELË!
O besoj fjalës sime,se nuk gënjen i vjetri!
Ti je dashuria që asnjëherë nuk më velë.

*përkimi me emër është rastësi.

4. Tërë kohës

Tërë kohës qëndron e gjallë
E gjallë,e tëra mu në shpirtin tim
Ah,sa mall që kam! Ah,se sa mall!
Që t'ju jap qoftë dhe një përqafim!

Pastaj oreksi vjen duke ngrënë
Pas përqafimit dhe puthje me mall
Ah,sikur ta dish se ç'mall më ka zënë!
Dhe mos u çudit,se nuk flet kot një i moshuar.

Dua të vë krahë si zog e të nisem fluturim
Në mërgim aty ku jeton tani
U thinj edhe ca miku Përparim
Se nuk të harron dhe në pleqëri.

5.Kur më thuaj,i"dashur"?!

Ti më shkruan:"Mirë u pafshim,i dashur" ?!
Por mua më pëlqen që t'i heqë thonjëzat.
Se për ty,tërë jetës,buza më ka plasur
Dhe,në këtë rast, i kam "inat" thonjëzat.

Se thonjëzat janë si minusi para kllapave në algjebër
Që i prish në letër fjalës kuptimin
Thonjëza i hoqa dhe flas troç si vjetë

Rend drej tej për të dhënë përqafimin.

Eh, se sa kohë që kemi humbur
Se në brendësi të shpirtit e duam njëri tjetrin
Dhe mezi pres që të jap një të puthur
Pastaj,ato"thonjëza" t'ia falim dreqit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat