A ju kujtohet

Kultura

A ju kujtohet

Nga: Adem Bytyçi Më: 4 mars 2025 Në ora: 10:51
Autori Adem Bytyçi

3%-shi i LDK-së Dhe fondi Vendlindja thrret I PDK-së?

Diaspora në të dyja këto fonde

Dërgoi ndihmën e vet

Për të ndihmuar popullatën e Kosovës

Në çastet më të rënda

Nga regjimi mizor serb.

A ju kujtohet?

Shpresoj të mos keni harruar

Disa matrapazë pas luftës

Me mjetet e këtyre

Dy fondeve,

Blerë toka të Kosovës

Dhe u pasuruan për vete.

Me paratë e diasporës.

Edhe shitja e "Dardania Bank"

Një Italiani,

Nuk dihet si ndodhi

Paratë e shit-blerjes,

Asaj dhe kësaj dite,

Nuk dihet saktësisht.

Se në xhepat e kujt përfunduan?!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat