Orkestra e Filharmonisë së Kosovës mban sot dy koncerte

Kultura

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës mban sot dy koncerte

Më: 4 mars 2025 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Në kuadër të programit “Arti në shkolla,” Orkestra e Filharmonisë së Kosovës sot do të mbajë një koncert në dy termine, prej orës 14:00 dhe 15:00.

Nën udhëheqjen e dirigjentes dhe violinistes franceze Anna Göckel, orkestra do të prezantojë vepra nga Britten dhe Haydn.

Në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit mes Filharmonisë së Kosovës dhe Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova,".

Në pjesën e dytë të këtij koncerti, përkrah instrumentistëve të Filharmonisë së Kosovës, do të paraqiten edhe nxënësit e kësaj shkolle.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat