Gazifikohet Spitali i Kumanovës

Kumanova

Gazifikohet Spitali i Kumanovës

Më: 28 mars 2022 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Pas shumë aktivitetesh Spitali i përgjithshëm i Kumanovës më në fund ka filluar të ngrohet me gaz nga rrjeti i gazsjellësit të qytetit. Ky Spital llogaritej ndër ndotësit më të mëdhenj në Kumanovë, pasi që deri më tash ngrohej me Mazut. Shpresohet se pas shumë dekadash kumanovarët do të thithin ajr më të pastër se sa deri më tani.

“Me këtë zgjidhet problem shumë dekadësh me ndotjen e ajrit, por edhe edhe ngrohje më cilësore e ambienteve të Spitalit të përgjithshëm në Kumanovë me këtë përfitojnë të gjithë, të punësuarit në spital, pacientët dhe të punësuarit në shërbime të ndryshme në këtë Spital”, tha Ivana Georgievska, kryetare e Këshillit Komunal – Kumanovë.

“Me gazifikimin e Spitalit të përgjithshëm në Kumanovë larguojmë nga përdorimi Mazutin si energens i deritashëm për djegie, e me këtë zgjidhim edhe problemin e ndotjes së ajrit. Paraprakisht kemi bërë disa prova testuese kurse prej sot Spitali bëhet shfrytëzuesi ynë më i madh i gazit”, tha Marko Mitrovski, drejtor i N.P.“Kumanova Gas”.

Vlen të theksohet se çmimet aktualke të gazit janë 65 denarë m3, kurse për shkak të situates aktuale nga 1 Prilli cmimet pritet të ngriten 100 denarë m3. Ndërkaq drejtori i Ndërmarrjes Publike Kumanova Gas, Marko Mitrovski, na tha se sa i përket cmimit për sezonin e ardhshëm të ngrohjes nuk mund të dijmë dhe se gjithcka varet se cfarë situate do të kemi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat