Kumanovë, burg për keqpërdorimin e fëmijëve në rrugë

Kumanova

Kumanovë, burg për keqpërdorimin e fëmijëve në rrugë

Më: 15 prill 2022 Në ora: 22:24
Jovanoviq

Shoqata për mbrojtjen, ndihmën dhe avancimin e statusit të grupeve të margjinalizuara të qytetarëve “Gradime Idnina”, në Kumanovë ka mbajtur një pres konferencë, në të cilën njohtoi për fillimin e fushatës për largimin e fëmijëve nga lypsaria nëpër rrugë. Kryetari i kësaj Shoqate, Ilija Jovanoviq shpalosi të dhëna shqetësuse për keqpërdorimin e fëmijëve të të gjitha moshave me qëllim të lypsarisë nëpër rrugë.

“Qëllimi i këtij proekti është pengimi dhe çrrënjosja e keqpërdorimit të fëmijëve lypsarë nëpër rrugë dhe ndjekja penale për prindërit, mafiozët dhe organizatorët e makrotë, të cilët policia dhe MPB i dinë, por këtë lëndë dekadësh unë e nxorra nga sirtari. Kemi hulumtuar 21 vjet, askush për këtë nuk ka ditur. I kemi pritur të gjitha rezultatet nga hulumtimet. Ky proekt do të zgjasë 18 muaj në tërë vendin, nga të cilt tashmë kanë kaluar 4 muaj në hulumtim dhe njohjen e opinionit. U apelojmë të gjithë qytetarëve të Kumanovës, të gjithë vozitësve, të gjitha, kafeneve, restoraneve, shkollave, pompave të benzinave e vendeve tjera publike që të mos u lejohet të lypin para, që të mos krijojnë varshmëri, sepse çdo ditë në nivel të shtetit kemi nga 2.000 lypsarë, 50 fëmijë shfrytëzojnë mjete narkotike, me çka i trajnonë organizatorët dhe prindërit. Ndryshe prindërve dhe organizatorëve për këtë u takon dënim me burg prej 1 deri në 10 vjet burg.”, njohtoi Ilija Jovanoviq, kryetar i Shoqatës “Gradime Idnina”.

Nismës së kësaj shoqate për çrrënjosjen e këtyre aktiviteteve brengosëse e jo humane do tu bashkangjiten edhe institucione të ndryshme relevante, ndër të cilat edhe Komuna e Kumanovës.

“Në këtë proekt do të kyçen edhe shumë institucione relevante, do të kyçet edhe Komuna e Kuma ovës, e cila do ta mbështesë finansiarisht do të kyçen edhe shumë proekte tjera në bashkëpunim me veprimtarinë sociale në Komunën e Kumanovës. Më vjenë mirë që është kyçur edhe Prokuroria themelore e Shkupit, e cila tashmë ka ngritur iniciativë për marrjen e statusit prindor dhe inicimin e përgjegjësisë për denime me burg, marrjen e fëmijëve dhe vendosjen e tyre në konvikte grupore. Ne nuk do të ndalojmë do të vazhdojmë, nëse ka nevojë ky proekt le të zgjasë edhe 5 vjetë derisa edhe fëmiu i fundit të largohet nga rruga dhe lypsaria.”, tha Jovanoviq.

Sipas të dhënave të kësaj shoqate 2.000 fëmijë janë në gjendje kritike shëndetësore, 18.700 fëmijë janë jashtë bangave shkollore, 1.500 fëmijë nuk janë të evidentuar në librat amëz të të lindurve dhe për ta nuk dihet se janë të gjallë apo të vdekur, apo mbase edhe tregtohet me organet e tyre. Me këtë është i informuar edhe MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat