Disa fshatra të Kumanovës sot kanë mbetur pa rrymë për shkak të motit të ligë, njoftojnë nga Qendra për Menaxhimin me Kriza (QMK).
Nga QMK njoftojnë se ekipe të “Rrugëve të Maqedonisë” janë duke e pastruar aksin rrugor A2 që shpie në Kratovë dhe Probishtip.
Në Shkup, moti i ligë ka rrëzuar një dru të madh në rrugën “Shën Kliment Ohridski” por nuk ka shkaktuar ndonjë dëm.
Në rajonin e Kumanovës, nga institucionet njoftohet se ka pasur 52 litër shi për metër katror.