Nga fillimi i vitit shkollor, deri sot, nga shkollat fillore të Kumanovës janë çregjistruar 201 nxënës dhe 34 nga shkollat e mesme, njoftoi sot drejtoria komunale e arsimit.
Në shkollat fillore të Kumanovës janë gjithsej 10.097 nxënës dhe në shkollat e mesme 4.126.
“Në vitin shkollor 2022/2023 në shkollat fillore komunale me gjendjen deri më 02.02.2023 janë çregjistruar gjithsej 201 nxënës nga gjithsej 10.097 nxënës të regjistruar. Nga nxënësit e çregjistruar 37 nxënës janë çregjistruar për shkak të shpërnguljes në komunë tjetër në Republikën e Maqedonisë dhe 164 nxënës janë çregjistruar për shkak të shpërnguljes në shtetin tjetër”.
“Në vitin shkollor 2022/2023 në shkollat e mesme komunale deri më 02.02.2023 janë çregjistruar gjithsej 34 nxënës. Nga 4126 nxënës të regjistruar, 16 studentë janë çregjistruar për shkak të shpërnguljes në komunë tjetër në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa 18 nxënës janë çregjistruar për shkak të shpërnguljes në shtet tjetër”, njoftuan nga Departamenti i Arsimit në Komunën e Kumanovës.Vitin e kaluar situata ka qenë edhe më e rëndë, pasi sipas të dhënave, shkonën fillore e kanë braktisur 220 nxënës, të mesme 60 nxënës. Kumanova megjithatë është komuna më e madhe në vend me 10 mijë nxënës dhe 4.500 gjimnazistë.