MPB njofton se dje policia ka ndaluar një 53-vjeçar nga Kumanova për shkak të tregtisë së paligjshme me armë dhe lëndë narkotike.
“Më 12.04.2023 në ora 21:00 policët nga Seksioni për trafik ilegal të narkotikëve dhe armëve në kuadër të SPB-Kumanovë kanë ndaluar A.A. (53) nga Kumanova.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, në rrugën “Ciglana Vardar” në Kumanovë, është gjetur kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, është gjetur edhe kokainë dhe një peshore digjitale.
Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.