Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme, në ora 21:00, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë kanë arrestuar 53 vjeçarin A.A nga Kumanova.
“Gjatë kontrollit tek ai, në rrugën “Cigllana Vardar” në Kumanovë, është gjetur kokainë”, thuhet në raportin policor.
Ata shtojnë se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i zbatuar me urdhër nga gjykata, është gjetur kokainë dhe peshore digjitale.
Personi është privuar nga liria në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet parashtresë adekuate.