Në rajonin e Kumanovës për 20 ditë 37 zjarre

Kumanova

Në rajonin e Kumanovës për 20 ditë 37 zjarre

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Nga fillimi i këtij muaji e deri më sot, njësiti i zjarrfikësve të Kumanovës ka intervenuar në 37 zjarre, prej të cilave 22 kanë ndodhur në ambient të hapur, njoftojnë sot nga NJTZ.

“Nga fillimi i muajit ka pasur 37 intervenime, në disa shtëpi të djegura, në arkivin e gjykatës së Kumanovës, një banesë, ndërsa pjesa tjetër janë intervenime në ambient të hapur”, deklaroi zëvendëskomandanti i NJTZ Kumanovë, Boris Stankovski.

Dje në rajonin e Kumanovës dhe Likovës është djegur një sipërfaqe e madhe me kashtë, bar të thatë dhe drithëra, si dhe ishte prekur edhe konstruksioni i çatisë së një vikend-shtëpie në afërsi të Romanovcit.

Tre ekipe të zjarrfikësve me tre automjete dhe njëmbëdhjetë zjarrfikës kanë intervenuar në rrugën ndërmjet fshatrave të Kumanovës Aginë, Bërzak, Romanovcë dhe Deljadrovcë të Shkupit. Ekipet tjera, dy automjete dhe pesë zjarrfikës kanë shuar zjarrin në atarin ndërmjet Llojanit në Likovë dhe Tabanocit në Kumanovë. Zjarrfikësit kanë shuar zjarret për disa orë.

Paraprakisht edhe Policia e Kumanovës dhe njësia rajonale e Ndërmarrjes Publike “Pyjet Nacionale” kanë filluar me përforcimin e aktiviteteve parandaluese dhe shpërndarjen e fletëpalosjeve tek qytetarët për ngritjen e vetëdijes për rrezikun nga shkaktimi i zjarreve. NgaiInstitucionet u bëjnë apel qytetarëve që të kenë kujdes sidomos në periudhën e ardhshme, të mos ndezin zjarr në mjedise të hapura, kashtë, kullota dhe bimësi të thatë, të mos hedhin bishtat e cigareve.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat