Bastisje në Kumanovë, arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Kumanova

Bastisje në Kumanovë, arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Më 27 gusht 2023, Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rënda – Departamenti për Hetime Kriminale – Njësiti për Trafikim të Paligjshëm të Drogave në Prokurorinë Themelore Publike Kumanovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër Xh.E. (42) nga Kumanova, për shkak të dyshimit për veprën penale “prodhim, mbajtje, ndërmjetësimi dhe tregtimi pa leje i armëve apo lëndëve shpërthyese” të parashikuar dhe të dënueshme nga neni 396 i Kodit Penal.

Xh.E. në periudhën e kaluar në mënyrë të kundërligjshme ka blerë dhe ka mbajtur armë dhe municion në shtëpinë e tij, për këtë arsye në bazë të urdhrit të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Kumanovë, gjatë një aksioni policor të kryer më 27.08.2023 nga punonjësit e policisë pranë QJT, u morën masa dhe u krye kontroll në banesën dhe ambientet e tjera të personit.

Gjatë kontrollit u gjet dhe sekuestrua një pistoletë me kalibër nëntë me kornizë 8 fishekë të kalibrit 9 mm, 28 copë municion pistoletë të kalibrit 9 mm, një pushkë gjysmë automatike karabinë, një pushkë gjuetie, 17 korniza metalike për municione karabine si dhe 138 copë municion karabina të kalibrave të ndryshëm.

Personit i është hequr liria dhe është dërguar para gjyqtarit për procedurë paraprake, ndërsa i është caktuar masa e ndalimit prej 30 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat