Janë arrestuar dy hajdutë, të cilët gjatë ditëve të fundit kanë kryer disa vjedhje, njofton MPB. Sipas informacioneve nga policia, të arrestuarit kanë qenë një nga Tetova dhe tjetri nga Kumanova, ndërsa kur janë dërguar në stacionin policor në Kumanovë, i kanë sulmuar policët me një diçka të mprehtë.
“Dje në ora 11:30 në Kumanovë, policët e SPB Kumanovë kanë privuar nga liria M.J.(27) nga Tetova dhe Sh.Sh.(46) nga Kumanova. Ata dyshohet se gjatë dy ditëve të fundit kanë kryer disa vepra penale. Dje në parkun e qytetit në Kumanovë janë sulmuar fizikisht dhe janë sulmuar me sende të mprehta punonjës të Ndërmarrjes Publike Pastërti dhe Gjelbërim”, njofton MPB.
Në të njëjtën ditë, M.J. dhe Sh.Sh. ka hyrë në një lokal në rrugën “11 tetori” në Kumanovë dhe kanë marrë një çantë.
“Me datën 3 të këtij muaji kanë tentuar të marrin një çantë nga një lokal në rrugën “Goce Dellçev” në Kumanovë. Me momentin e ndalimit në komisariat, ata tentuan të sulmojnë me një objekt të mprehtë oficerët e policisë. Të dy janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse”, njoftojnë nga MPB.