Gjatë ditës dhe natës së kaluar, zjarrfikësit e Kumanovës kanë intervenuar në pesë lokacione të ndryshme, kryesisht në djegien e barit të thatë dhe kashtës.
Ndërhyrja e parë ka qenë në zjarrin në atarin e fshatit Reshicë. Aty tre zjarrfikëse kanë shuar zjarrin nga ora 12:25 deri në orën 13:35.
Nga ora 13:30 deri në orën 14:15, në zonën e vendit Menkova është djegur edhe bar i thatë dhe kashtë.
Bari i thatë dhe kashtë digjej edhe në atarin e fshatit Nikushtak, ku nga ora 16:45 deri në 20:50 kanë ndërhyrë tre zjarrfikës.
Zjarrfikëset e Kumanovës kanë shuar një zjarr të ngjashëm në periudhën nga ora 18:20 deri në ora 22:40 në zonën e “Piroqanski Lozja”.