Një pesëdhjetë e tre vjeçar, banor i fshatit Llojan të Likovës është arrestuar sot pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur një armë që e posedonte pa leje.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar pasditen e sotme se është ndaluar G.N. dhe se gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur një pushkë gjuetie dhe 50 fishekë pa leje dhe dokumentacion të nevojshëm.
G.N. është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.