Theret me thikë një mitur në Kumanovë

Kumanova

Theret me thikë një mitur në Kumanovë

Më: 6 maj 2024 Në ora: 20:16
Foto ilustrim

Një djalë i mitur është therur me thikë mbrëmë në Kumanovë, njoftojnë nga MPB.

“Me datë 05.05.2024 në ora 21:58 në SPB Kumanovë, I.S. nga fshati Hotle, Rajoni i Likovës, ka raportuar se djali i tij i mitur është sulmuar me lëndë të mprehtë nga një person.

Me ç’rast ka pësuar lëndime dhe është transferuar në Qendrën Urgjence të Kumanovës.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat