Një 19 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti, që ka ndodhur sot në rrugën Kumanovë – Likovë, konkretisht në fshatin Orizare.
Viktima është R.A, i cili në këtë rast ishte bashkëudhëtar.
Tutje thuhet se automjeti “Opel Zafira” i drejtuar nga R.A (21) nga fshati Nikushtak, Komuna e Likovës ka dalë nga rruga.
Ky i fundit ka marrë lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në Spitalin e Kumanovës.
“Inspektim është kryer nga ekipi inspektues nga SPN Kumanovë”, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.