Ndalohet një person nga Kumanova

Kumanova

Ndalohet një person nga Kumanova

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar sot se dje në Kumanovë është ndaluar një narkotrafik, në shtëpinë e të cilit është gjetur heroinë.

“Me datë 21.06.2024 në ora 20:30 në Kumanovë, zyrtarë policorë nga Seksioni për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në MPB Kumanovë kanë privuar S.S. (47) nga Kumanova.

Sipas njoftimit të sotëm, gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjet dhe u konfiskua heroinë dhe një peshore digjitale”, thuhet në njoftim.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat