Kallëzim penal kundër një 62-vjeçari nga Kumanova, ka shitur dele të një personi tjetër

Kumanova

Kallëzim penal kundër një 62-vjeçari nga Kumanova, ka shitur dele të një personi tjetër

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 06:23
Foto ilustrim

SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër 62-vjeçarit D.J. nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “mashtrim”, njoftoi MPB.

“I paraqituri, i cili ishte punësuar si bari nga G.A.,

Në periudhën prej datës 16.06.2024 deri më 18.06.2024 me kamion në fshatin Algunjë, ka ngarkuar 127 dele.

Të cilat i ka shitur në Shkup dhe Tetovë, duke përfituar pasuri të kundërligjshme prej rreth 1.000.000 denarë”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat