Policët nga SPB Kumanovë, dje në ora 20:20 në Kumanovë, kanë privuar nga liria tridhjetë e gjashtë vjeçarin nga Kumanova G.N.
Siç kumtoi sot MPB-ja, ai dyshohet se në rrugët “Vasko Karangeleski” dhe “Kozjachka” në Kumanovë, me anë të një objekti të mprehtë, ka marrë disa sende nga automjetet e pasagjerëve.
“G.N. është ndaluar në komisariat.
Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.