Sulmohen fizikisht disa të rinj në Kumanovë

Kumanova

Sulmohen fizikisht disa të rinj në Kumanovë

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 20:56
Policia

Një prind ka denoncuar në Sektorin për Punë të Brendshme në Kumanovë se djali i tij i mitur dhe shokët e tij, janë sulmuar fizikisht nga disa persona, të cilët kanë përdorur mjete të mprehta.

“Më 02.12.2024 në ora 21.25 në SPB Kumanovë, T.A.(43) nga Kumanovë ka denoncuar se në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase” në Kumanovë, biri i tij i mitur dhe shokët e tij janë sulmuar fizikisht nga disa persona, të cilët kanë përdorur edhe mjete të mprehta”, thuhet në raportin e MPB-së.

Nga Policia thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

Kujtojmë se ditëve të fundit në Kumanovë kanë ndodhur disa raste ku janë shfaqur dukshëm tensione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat