Kandidati i pavarur për kryetar të veriut të Mitrovicës Dushan Milunoviç ka thënë se “qëndroj para qytetarëve mitrovicas me plan të qartë për rregullimin dhe përmirësimin e jetës në qytet, si dihet ai është një nga katër kandidatët për zgjedhjet e së dielës, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota Sot”.
Milunoviç ka nënvizuar se veriu i Mitrovicës nuk i takon askujt individualisht, por është e të gjithë qytetarëve që jetojnë në këtë qytet.
“Shpresoj se me kandidimin tim do kontribuoj në demokratizimin e qytet dhe si dëshmi se secili mund të jetë pjesë e jetës politike edhe rregullimit të qytetit të vetë”, tha ai.
Mitrovica bë të ardhmen duhet të i ngjajë periudhës ë mëhershme, pasi gjendja aktuale nuk është e qëndrueshme.
“Besoj se me ndryshimet pozitive dhe energjinë që kam do të stabilizoj proceset dhe qyteti të jetë më i mirë, i rregulluar dhe ashtu si e mbajmë mend edhe si e mendojmë”, tha Milunović.
Detyra e parë e tij nëse merr besimin do të jetë përfshirja e njerëzve në jetën politike dhe aktivizimin qytetar, shprehet ai.
"Dua që qytetarët të jenë pjesëmarrës dhe ky qytet ka shumë institucione që janë relevante dhe të marrin gjërat në duart e veta, por ata duhet të tregojnë interesim për këtë. Unë jam kandidat i pavarur dhe do jem në shërbim të nevojave të qytetarëve“ tha ai.
Lidhur me buxhetin komunal, Milunoviç shprehet se: “mendoj se gjendja aktuale me buxhetin, ku 65 përqind shkon në paga e vetëm 25 përqind në shërbime nuk është e qëndrueshme. Shpërndarja me nikoqirllëk e mjeteve është hapi i parë që do bëjë nëse bëhem kryetar edhe marr besimin e qytetarëve”, tha Milunoviç.