Ministri francez: Macron është shumë i interesuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme

Ministri francez: Macron është shumë i interesuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 15:09
Ministri francez: Macron është shumë i interesuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Ministri për Tregti të Jashtme i Francës, Franck Riester ka deklaruar sot në Beograd se presidenti francez, Emmanuel Macron është shumë i interesuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Riester u shpreh se presidenti francez mbështet dialogun dhe shtoi se është një çështje së cilës Macron i kushton shumë rëndësi dhe për të cilën ai personalisht është shumë i interesuar, raporton Tanjug.

Përveç kësaj, ministri shtoi se Macron mirëpriti angazhimin e Serbisë për t’u bashkuar me metodologjinë e re të punës për pranimin në BE dhe theksoi se Serbia ka mbështetjen e plotë të Francës në rrugën evropiane.

Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu referua kësaj pyetjeje, drejtuar ministrit francez, dhe tha se ai kishte bisedime të shpeshta me presidentin francez për Kosovën, si dhe se Macron po diskutonte gjithashtu këtë temë me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

“Macron ndjek çdo detaj të bisedimeve rreth dialogut dhe gjithçkaje që po ndodh në Bruksel. Franca është shumë e përfshirë në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat