Zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu ka dhënë një lajm në lidhje me liderin e tij, Albin Kurti.
Ai ka thënë se sonte Kurti nuk do të jetë i pranishëm në asnjë medium.
Në këtë formë Kryeziu e ka demantuar njëri nga televizionet kombëtare kur kishte paralajmëruar pjesëmarrjen e kreut të VV-së.
Postimi i tij:
Njoftim
Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti NUK ka të paraparë ndonjë pjesëmarrje në emisionet televizive sonte.
Për çdo paraqitje të zyrtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ju njoftojmë me kohë përmes faqes sonë zyrtare.