Pacolli: Mbi 960 njerëz vetëm në Kosovë kanë vdekur këtë vit si pasojë e virusit Corona

Lajme

Pacolli: Mbi 960 njerëz vetëm në Kosovë kanë vdekur këtë vit si pasojë e virusit Corona

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 00:36
Behgjet Pacolli

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli bënë thirrje që të shtohet kujdesi në mbrojtje nga koronavirusi.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se deri tash nga Covid-19 në Kosovë kanë humbur jetën mbi 900 persona.

Për tu mbrojtur nga ky virus, Pacolli sugjeron që të shtohet kujdesi higjenik, distanca dhe kontakti me njerëz.

“Të dashur miq, Mbi 960 njerëz vetëm në Kosovë kanë vdekur këtë vit si pasojë e virusit Corona. Ne jemi akoma në një situatë kritike, ku duhet të mendojmë për higjienën, distancën dhe kontaktin me njerëzit. Besoni, vetëm me këto masa ju do t’ ja dilni të anashkaloni këtë virus në rastet absolute. Është e rëndësishme që të mos harrojmë se virusi është ende mes nesh”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat