Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç ka kumtuar se ndjen shqetësim të madh për sigurinë e serbëve në Kosovë, pas njoftimit se është thyer një shtëpi e një familje serbe, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.
“Kërkojmë nga përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë që urgjent dhe pashmangshëm të ndërmarrin masa që të mbrojnë popullin serb nj jug të Ibrit nga sulmet dhe provokimet ekstremiste”, ka shkruar ai në një deklaratë me shkrim.
Petkoviç ka vlerësuar se bëhet fjalë për inspirim politik të incidenteve në Graçanicë dhe rrethinë duke ia përshkruar këtë ministres së jashtme të Kosovës Melisa Haradinaj-Stublla shkruan “Danas”.