Ministrja e PJD-së, Meliza Haradinaj ka porositur përmes një postimi postimi në rrjetin social të dërguarin special për dialog Miroslav Lajçakun, se liria e lëvizjes nënkupton lëshimin në qarkullim të urës së Ibrit.
Këtë reagim në Tviter, Haradinaj-Stublla e ka bërë pas letrës që i dërguari i BE-së Lajçak i ka dërguar kryeministrin Hoti, ku e përkujton në marrëveshjen për liri të lëvizjes sikurse edhe vizitat e zyrtarëve të dy vendeve.
Si dihet dje gjatë ditës i dërguari i BE-së Lajçak i ka dërguar letër kryeministrit Hoti, shkruan “Beta”, me kërkesën që mos të pengohet liria e lëvizjes për zyrtarët e Serbisë dhe Kosovës.
Haradinaj Stubla nisur nga kjo ka publikuar në Tviter se “liria e lëvizjes, para së gjithave, nënkupton hapjen urgjente të urës mbi Ibër”, e cila me vite përkundër njoftimeve se është e gatshme nuk po lëshohet në përdorim.