Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci përmes një postimi në Facebook, ka folur për një gjë të përbashkët që e kanë Hashim Thaçi dhe Albin Kurti.
Geci thotë se Thaçi e Kurti mësues ideologjik e kanë pasur Rexhep Qosjen.
Sipas tij, ndryshe nga ta, Geci mësues ideologjik e ka pasur Ibrahim Rugovën.
Geci shkruan se LDK-së e mbështet jo për njerëzit që janë aty, por për shkak se është e vemtja parti në Kosovë me orientime programore të djathta.
Ja shkrimi i plotë:
Dallimi im dhe i këtyre të dyve, Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit është mësuesi ideologjik, këta e kanë pasur mësues ideologjik Rexhep Qosjen, ndërsa unë e kam pasur Ibrahim Rugovën.
E mbroj LDK-në jo për njerëz që janë aty por është e vetmja parti në Republikën e Kosovës me orientime programore të djathta dhe e regjistruar në partitë e djathta popullore Evropiane.