Publicisti serb flet për presionet që priten: Biden niset kundër serbëve në tri fronte

Lajme

Publicisti serb flet për presionet që priten: Biden niset kundër serbëve në tri fronte

Nga: F.B Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 22:30
Trifkoviç, Biden

Publicisti dhe historiani Srgja Trifkoviç ka tërhequr vërejtjen se “Serbia nga administrata e re e presidentit të projektuar të medieve Joe Biden nuk mund të pres asgjë të mirë”, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

“Entoni Blinken, për dallim nga Henri Kisingjer është ideolog-liberal më i fortë i intervenimit. Ai në vitet e 90-ta kur ishte në moshën e tridhjetave në cilësinë e burokratit të mesëm ishte pjesëmarrës aktiv dhe mbështetës i intervenimit amerikan në Ballkan, para së gjithave në BeH në vitet 1993 dhe 1995 dhe pastaj kundër Serbisë në Kosovë, ai ishte edhe mbështetës i heqjes së embargos së armëve për myslimanët dhe bombardimit të serbëve”, kujton Trifkoviç.

Profesori ka thënë se Blinken udhëheq me ide të Medlen Ollbrajt, e ato janë (më së thjeshti e thënë) – përzierje në punët e shteteve tjera.

“Ai është njeri që ka nis ndërtimin e karrierës duke mbështetur intervenimet kundër serbëve në Ballkan. Serbia nga administrata e re e Biden nuk mund të pres asgjë të mirë”, tha ai.

Trifkoviç nënvizoi se kjo administratë mund të insistojë në pranimin e shtetit të Kosovës dhe revizionin e Dejtonit që do të ishte anulim i Republika Srpska.

Ai shtoi se edhe mbështetësit e Gjukanoviqit shpresojnë se administrata e re do të bëjë një marifet të zier që do të pamundësojë ardhjen e alternativës së vërtetë DPS në pushtet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat