Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka marrë pjesë në ceremoninë e prezantimit tankeve T-72MS në Nish në Kazermën “Mija Stanimirović” në Nish.
Mediat serbe bëjnë me dije se në këtë ceremoni janë prezantuar automjetet e blinduara dhe pajisjeve ushtarake që Rusia i dhuroi Serbisë.
Në këtë shfaqje janë zbuluar 11 tanke T-72MS dhe 10 automjete të blinduara BRDM-2. Ceremonia është kryesuar nga zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Serbisë dhe Ministri i Mbrojtjes, Dr. Nebojsa Stefanovic dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Gjeneral Milan Mojsilovic.

Gjithashtu i pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe ambasadori rus Alexander Bocan-Kharchenko.
Ndërkohë presidenti Vuçiç është njohur nga afër me karakteristikat teknike të tankeve dhe automjeteve të blinduara dhe ishte veçanërisht i interesuar për mendimin e anëtarëve të njësisë së blinduar të Ushtrisë Serbe.
