Shoqata e naftëtarëve kundërtshton udhëzimet administrative për kalibrimin e pishtoleve të cilat janë bërë, sipas tyre, për interesa personave dhe korruptive.
Nga kjo shoqatë kërkojnë që të anulohen të gjitha udhëzimet administrative për naftëtarët që janë marrë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Në një prononcim për IO kryetari i shoqatës, Fadil Berjani ka thënë se ndër kërkesat e tyre është që kontrollimi i cilësisë së derivateve të bëhet nga dogana e Republikës së Kosovës.
Për këtë çështje nga kjo Shoqatë janë takuar me kryeministrin Avdullah Hotin i cili kërkoi nga MTI që të anulohen udhëzimet të cilat janë në kundërshtim me standardet e BE-së, qëndrim të cilin e mbështetën krerët e shoqatës.
“Shoqata e naftëtarve në qofse nuk mirren parasysh interesat tona do të protestojmë para ambasadës Amerikane dhe Gjermane derisa të zbatohen standardet e BE-së, e jo ato korruptive”, tha Berjani.