Kritika për shtatoret e heronjve Gjergj Kastrioti-Skënderbeut dhe Adem Jasharit, që u vendosen dje në qytetin e Prizrenit, ka dhënë edhe gazetarja Arbana Xharra.
Ajo ka kërkuar falje nga heronjtë, duke thënë se krijuesit e shtatoreve “nuk janë në tokë të bukës”, përcjell Bota sot.
“Çka mi pasket bo more kështu Skënderbeut. Bac, me na falë se s’janë në tokë të bukës. Çka janë more këto shtatore”, ka shkruar Xharra në një postim në Facebook.
Për këto shtatore ka pasur kritika të shumta nga shoqëria civile që nga dita e djeshme./BS