Zëvendësministrja e Punëve të Jashthme, Teuta Sahatqija, ka njoftuar se në testin për koronavoirus, ka rezultuar pozitive.
Sahatqija lajmin e ka njoftuar në Facebook.
Ajo tha se gjatë dy javëve të ardhshme do të qëndrojë në vetizolim.
“Nga IKSHP më njohtuan se kam dalë pozitive në testin e COVID. Dy javët e ardhme do të izolohem. Uroj ta kaloj lehtë”, ka shkruar Sahatqija.