Milojko Pantiç që mediet serbe e konsiderojnë të afërt me opozitën e Gjilasit edhe Obradoviçit ka fyer çdo gjë serbe, duke konsideruar se historia serbe është mashtrim dhe tregim i gjysheve dhe mitologji e rrejshme, shkruan “Informer” transmeton “Bota Sot”.
Sipas kësaj gazete, zëdhënësi i Dragan Gjilasit dhe Boshko Obradoviçit, Milojko Pantiç përsëri ka goditur në historinë dhe legjendat serbe, duke i fyer serbët dhe çdo gjë serbe.
“ Prej që mbahet mend vazhdon prishja e mendjes së shëndoshë me gjëra të paqëndrueshme. Që nga koha e trimit të shpikur Milosh Obiliq..” ka shkruar Pantiç në rrjetin social facebook.
“Dhe me të vërtetë e gjithë historia sere dhe krijimi i kombit serb është thur nga tregimet e gjysheve dhe rranë mitologjike për të kaluarën e shkëlqyeshme, për ngrënien në enë të arta në pallate të rralla, përderisa shumica e serbëve kanë jetuar në gropa ..” shkroi ai.
Mediet serbe thonë se kjo është vetëm vazhdimësi i përbaltjes dhe pështyrjes së tij nga serbëve dhe historisë serbe.