Politikania serbe e Kosovës Rada Trajkoviç ka publikuar një status në rrjetin social Facebook ku kritikon demokracinë në mjediset serbe , duke e ilustruar gjendjen me grafikun e votave të fituara nga zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë edhe veri të Mitrovicës, shkruan “Informer” transmeton “Bota Sot”.
Trajkoviç që njihet si kundërshtare e pushtetit në Beograd dhe mbështetëse e opozitës përkatësisht e afërt me Gjilas, sipas gazetës serbe “po kukat pse në veri nuk fitoi partia e Kurtit”!.
Rada Trajkoviç ka vazhduar të përbaltë Listën Serbe dhe serbët në përgjithësi, kësaj radhe ajo merret me rezultatin zgjedhor në komunën e Podujevës dhe veriut të Mitrovicës duke komentuar demokracitë në këto mjedise dhe ndarjen e votave, për dallim nga Mitrovica ku kishte thuajse votim unanim.
Si duket konstaton gazeta ajo vajton pse në mjedisin me serb në veri nuk ka fituar partia e Kurtit por ka fituar Lista Serbe.
Ajo ka publikuar rezultatet e votave të fituara nga subjektet pjesëmarrëse në dy këto komuna ku pati zgjedhje dhe konstaton se “Serbët nuk kanë çka të festojnë sepse u vra demokracia në komunat ku jetojnë serbët".