Filozofi Blerim Latifi ka folur rreth deklaratës së autorit të shtatores së Skënderbeut në Prizren, i cili ka thënë se është mbështetur në kronikat osmane për ta gdhendur imazhin e tij.
Latifi tha se anadollakët shqipfolës ka vite që po mundohen ta tjetërsojnë identitetin e Skëndërbeut, në mënyrë që t’ju bëjnë vend sulltanëve në zemrat e shqiptarëve.
“Anadollakët shqipfolës mund ta pranojnë Skënderbeun vetëm si ushtar të Perandorisë Osmane. Të njëjtit kanë vite që mundohen ta tjetërsojnë identitetin e tij shqiptar, sepse që t’u bëjnë vend sulltanëve në zemrat e shqiptarëve, duhet më parë të heqin prej tyre armikun e tyre më të madh, atin shpirtnor të kombit shqiptar, gjeneralin që historia botërore e rendit përkrah gjeneralëve më të mëdhenj të saj”, ka shkruar Latifi në Facebook.
Postimi i plotë
E paska thanë me gojë të vet autori i shtatorës së shëmtuar të Skënderbeut në Prizren: Jam mbështetur në kronikat osmane për ta gdhendur imazhin e tij! Ja u zgjidh enigma: anadollakët shqipfolës mund ta pranojnë Skënderbeun vetëm si ushtar të Perandorisë Osmane. Të njëjtit kanë vite që mundohen ta tjetërsojnë identitetin e tij shqiptar, sepse që t'u bëjnë vend sulltanëve në zemrat e shqiptarëve, duhet më parë të heqin prej tyre armikun e tyre më të madh, atin shpirtnor të kombit shqiptar, gjeneralin që historia botërore e rendit përkrah gjeneralëve më të mëdhenj të saj.