Regjistrohen dy vdekje me COVID-19 në zonat e banuara me serbë

Lajme

Regjistrohen dy vdekje me COVID-19 në zonat e banuara me serbë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, dy persona kanë vdekur si rezultat i COVID-19, ndërsa u regjistruan 102 raste të reja të infeksionit dhe 15 raste të shërimit.

Viktimat janë nga Shtërpca dhe Leposaviqi.

Aktualisht janë 1054 raste aktive. Deri më tani, një total prej 1,249 njerëz janë shëruar.

Një total prej 8,866 njerëz janë testuar që nga fillimi i pandemisë, nga të cilët prania e koronavirusit u konfirmua në 2,359 njerëz, raporton Radio Kontakt Plus.

Betejën me COVID-19 e humbën nga 56 persona në këto zona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat